Njihuni me pasardhësin e Isa Boletinit, i vetmi që ka zgjedhur të mos largohet nga Mitrovica

Aktuale

Njihuni me pasardhësin e Isa Boletinit, i vetmi që ka zgjedhur të mos largohet nga Mitrovica

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Gazmend Boletini, është stërnipi i Isa Boletinit

Gazmend Boletini thotë se 28 dhe 29 nëntori janë data të rëndësishme për familjen e tij dhe të çdo shqiptari.

Gazmend Boletini, është stërnipi i Isa Boletinit, ai thotë se të mbash mbi supe mbiemrin Boletini është përgjithësi e madhe. Për t’i shërbyer sa më mirë figurës së Isa Boletinit dhe historisë së Shqipërisë, Gazmendi ka zgjedhur të jetojë në Mitrovicë të Kosovës dhe të punojë si përgjegjës i monumenteve kulturore.

“Jam i vetmi nga ana mashkullore e familjes Boletini që jetoj në Mitrovicë. Boletinët e tjera janë në të gjithë botën, ata janë shpërngulur nga Kosova prej dhunës komuniste që nga viti 1953. Për në data 28 nëntor jo vetëm familjen por të gjithë Kosovën e bën krenar figura e Isa Boletinit. Roli, qëndresa dhe modestia e Isa Boletinit e ka bërë figurën e tij madhështore kur ai nuk e pranoi rolin si Ministër i Luftës, e refuzoi pasi tha që ka të tjera detyra të rëndësishme për të bërë për Shqipërinë”, rrëfen ai.

Isa Boletini, ka pasur tre gra dhe 14 fëmijë, nga të cilët 9 djem dhe 5 vajza. Gazmendi thotë se regjimi komunist donte të shfaroste familjen Boletini, por ishte e pamundur. Historinë Gazmendi e ka mësuar nga dorëshkrimet që kishte lënë trashëgim stërgjyshi i tij Isa Boletini.

“Historinë e kam mësuar në shtëpi, familjen tonë e persekutuan dhe e masakruan, por pavarësisht kësaj unë e di kush ishte Isa Boletini. Nga disa dorëshkrime kam mësuar se shtëpia dhe jeta e Ismail Qemalit ruhej nga njerëzit e Isës”.

Për festat e flamurit stërnipi i Isa Boletinit ka vetëm një dëshirë, ai thotë se shqiptarët duhet të jenë gjithnjë të bashkuar.

Pamjet KËTU

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat