Rashit Qalaj tregon pse do të jetë vështirë për t’u zbuluar autori i vrasjes në Gllogjan

Aktuale

Rashit Qalaj tregon pse do të jetë vështirë për t’u zbuluar autori i vrasjes në Gllogjan

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:07
Rashit Qalaj

Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për AP se autorin e vrasjes së trefishtë në Deçan, Policia e Kosovës nuk do ta ketë të lehtë ta zbulojë.

“Është shumë rast i komplikuar dhe i vështirë për t’u zbuluar. Pasi s’ka asnjë një përshkrim të veturës ose targës. Përshkak të mënyrës s’i ka ndodh rasti, pasi nuk është vend i banuar, s’ka as kamera”, tha Qalaj.

“Unaza e Çeliktë” përdorët në çdo rast kur kemi pas informata për të dyshuarin, në këtë rast s’kemi pas asnjë informatë për të dyshuarin”.

Sipas tij, “vrasja fillimisht menaxhohet nga stacioni policor më i afërt, meqenëse ka qenë rasti shumë i ndjeshëm janë angazhuar edhe krimet e rënda”.

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në fshatin Gllogjan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

20 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione për autorin e vrasjes në Gllogjan

Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për qytetarët që me informacionet e tyre mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat