Rrahman Rama jep dorëheqje, komandanti i ri i FSK-së vjen nga familja Jashari

Aktuale

Rrahman Rama jep dorëheqje, komandanti i ri i FSK-së vjen nga familja Jashari

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Rrahman Rama

Gjenerallejntënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se Rama ka dorëzuar dorëheqjen në presidencë.

Burimet bëjnë të ditur se pasuesi i Ramës do të jetë Bashkim Jashari.

Bashkim Jashari është biri i Rifat Jasharit, familjes legjendare nga Prekazi i Skënderajit.

Ai mbanë gradën e gjeneralit në FSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat