“Të duam Adriana”, artistë e qytetarë solidarizohen për Matoshin

Aktuale

“Të duam Adriana”, artistë e qytetarë solidarizohen për Matoshin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:20
“Të duam Adriana”, artistë e qytetarë solidarizohen për Matoshin

“Ecim me Adrianën” është marshi i cili u mbajt këtë të martë nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek Tetatri Kombëtar.

Ky marsh, ku morën pjesë artistë e qytetarë, ishte për nder të aktores njëherit dhe aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cila njoftoi një ditë më parë se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Nëpërmjet kësaj ecje u përçua mesazhi solidarizues i sfidës së Adrianës.

Në bluzat artistëve e qytetarëve ishte vënë “të duam Adriana”.

E të hënën Adriana publikoi njoftimin për rikthimin e sëmundjes së saj. Ajo kërkoi që të gjithë ta duan veten por edhe jetën.

“Mos harroni me e dashtë VETEN edhe JETEN. Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n'jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten. N'situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten”, është një pjesë nga statusi i saj.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat