Mehaj: Komandanti i FSK-së, gjeneral Jashari me objektiva të qarta për të ardhmen e FSK-së

Aktuale

Mehaj: Komandanti i FSK-së, gjeneral Jashari me objektiva të qarta për të ardhmen e FSK-së

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:30
Foto nga takimi

Bashkim Jashari sot u emërua Komandant i FSK-së.

Ai u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Gjeneral Jashari na njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Komandanti i FSK-së, gjeneral Jashari me objektiva të qarta për të ardhmen e FSK-së.

Sot së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, prita në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.

Me këtë rast, gjeneral Jashari na njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë mbështetjen, bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.

Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në kuadër të partneritetit tonë të ngushtë me SHBA-në, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat