​Hapet sot Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, pjesëmarrës nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

​Hapet sot Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, pjesëmarrës nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:01
Foto

Pas një viti pauze, Klik Ekspo Group rikthehet me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës me sloganin “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë” (“One Balkan, Stronger Balkan). Edicioni i 27 i këtij panairi do të qëndrojë i hapur deri më 4 dhjetor. Për herë të parë Agjencia e lajmeve KosovaPress do të marrë pjesë duke qenë edhe partner medial i këtij aktiviteti.

Elona Agolli, CEO e Klik Ekspo Group, tha se qëllim kryesor i kësaj ngjarjeje është promovimi i bashkëpunimit rajonal, i unifikimit të tregjeve rajonale, tregje të hapura të cilat funksionojnë mes tyre si enë komunikimi.

“I qëndrojmë kësaj ideje që një bashkëpunim i fortë ekonomik mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, zbeh dhe zhbën rëndësinë e kufijve si koncept gjeografik dhe socio politik. Ç’është e vërteta Klik Ekspo Group ka më se 15 vite që promovon këtë bashkëpunim, edhe në ato vite kur koncepti i Shengenit Ballkanik përmendej si nëpër dhëmbë dhe ishte pothuajse i paimagjinueshëm. Me thënë të drejtën ndihemi pak krenarë pasi ne, me aktivitetet tona kemi shtruar udhën drejt hapjes dhe njëjtësimit të tregjeve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Agolli për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Në edicionin e 27-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, marrin pjesë për herë të parë dhe njëkohësisht të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina dhe Serbia.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të prezantohet për herë të parë Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (ËB6 CIF) që është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

“Do të ketë mjaft të reja ky event: përveç tiparit të fortë ballkanik, ka prani dhe nga vende të tjera si Turqia, Italia, rajone të shumta italiane si Rajoni i Marche, Komuna të Italisë si Casalveçhio di Puglia e vetmja komune arbëreshë në Puglia. Do ketë institute dhe sfilata mode, masterclass të ndryshme, shoë, prezantime, konferenca etj. Me pak fjalë, do të jemi një familje e madhe që do të jetojë përgjatë këtyre 4 ditëve duke shkëmbyer ide biznesi, duke formuare ofruar eksperienca, duke shpërndare kulturë, art, duke gëzuar faktin e të qenit së bashku sidomos në këtë kohë aspak të lehtë që po kalojmë”, tha Agolli.

Duke qenë se panairi mbahen ë një kohë pandemie, do të ketë një protokoll shëndetësor me masa mbrojtëse kundër COVID-it, por nuk do të ketë kufizime në orar apo paraqitje të certifikatave të vaksinimit në hyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat