Si donte Adem Jashari ta sillte nga Shqipëria edhe municionin me të cilin stërviteshin? Flet ish-luftëtari i tij

Aktuale

Si donte Adem Jashari ta sillte nga Shqipëria edhe municionin me të cilin stërviteshin? Flet ish-luftëtari i tij

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:16
Adem Jashari

Ish-luftëtari Fehmi Beqiri, ka folur për karakterin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, të cilin e njohu personalisht, sepse bashkë kishin kryer ushtrimet e para ushtarake në Tiranë.

Beqiri tregon për një rast se si Adem Jashari edhe municionin që supozohej të përdorej gjatë ushtrimeve ushtarake, donte ta sillte në Kosovë.

“Gjatë stërvitjeve, ne kishim raste të bënim edhe gjuajtje të dytë e të tretë. Të dytën, e mora granatën dhe nuk e gjuajta”, rrëfen Beqiri.

“Oficeri më tërhoqi vërejtjen dhe më tha ku e ke (granatën), unë thash mustaqemadhi (për Adem Jasharin)”, është shprehur Beqiri.

Beqiri tregoi se edhe municionin që supozohej të përdorej atje për ushtrime, donte ta sillte në Kosovë.

“Baci Adem, edhe municionin që e përdorshim ne atje, donte ta sillte në Kosovë”, shtoi Beqiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat