Poligoni ku vdiq 24-vjeçari jep detajet: Ishte vetëvrasje e qëllimshme

Aktuale

Poligoni ku vdiq 24-vjeçari jep detajet: Ishte vetëvrasje e qëllimshme

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një 24 vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në një poligon shenjëtarie në Obiliq.

Sipas njoftimit nga poligoni, i riu kishte bërë vetëvrasje qëllimisht.

Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkunder faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.

Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.

Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.

Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat