“Shtabi i Rognerit” merrej me kontrabandë, as armët falas të Shqiperisë nuk i donte /Arratisja e Nanos

Aktuale

“Shtabi i Rognerit” merrej me kontrabandë, as armët falas të Shqiperisë nuk i donte /Arratisja e Nanos

Nga: I. Morina Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:40
Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Ish kryeministri i Shqipërisë Fato Nano, më shumë se 20 vjet pas luftës, po akuzohet se ka qenë personi kryesor që e ka vendosur haraçin më të madh për armatimin në Shqipëri të UÇK-së.

Ndërsa, ditët e gjykimit në speciale po afrojnë rrëfimet për ngjarjet e luftës po vërshojnë. Dikush nga ata, e ka lëshuar nga zemra, një pjesë të sekreteve që dikur i mbante thellë, e të paprekura.

Nuk kalojnë javë pas u zbuluar të vërteta rrëqethëse, gati traumatike edhe tani që lexohen apo dëgjohen.

Akuzat për Fatos Nanon vijnë nga Ibrahim Kelmendi, i cili nuk e dimë nëse po e thotë të gjithë të vërtetën apo po mundohet ta rrëfejë në një mënyrë të re, ndoshta për të ngritur një akuzë më të qartë ndaj disave, dhe për t’ua lehtësuar disa të tjerëve dhe vetes. Koha do ta tregojë këtë.

“Mbaje mend, të lutëm, asnjë kamion nuk kemi mund ta lëvizim drejt Tropoje, pa ia paguar haraçin kryeministrit Nano dhe falangave të tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat