Deputetja e AAK-së në ShBA merr zotime se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën

Aktuale

Deputetja e AAK-së në ShBA merr zotime se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 00:37
Albena Reshitaj dhe Paul Pfeuffer

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Paul Pfeuffer, Këshilltar i lartë në zyrën për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ajo, me anë të në postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nga Pfeuffer ka marrë zotimin se ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj.

"Pfeuffer i shpreha mirënjohjen për gjithë përkrahjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit, ndërsa në takim kam paraqitur pikëpamjet e mia për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe perspektiven euro – atlantike të Kosovës”.

“Në këtë takim, në kuadër të diskutimeve për proceset e integrimeve evropiane, nënvizova faktin se rruga e Kosovës drejt integrimit në BE është alternativë e pashmangshme. Gjatë bisedës, fokus i veçantë iu dha edhe rëndësisë së procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u pajtuam se dialogu me Serbinë duhet të përfundoi me njohje reciproke. Po ashtu, se bashku kemi diskutuar edhe çështje tjera konkrete në interes për Kosovën siç është fuqizimi i rolit të gruas në vendim marrje, zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, mjedisi, reformat në administratë, investimet dhe projektet tjera me interes për vendin”.

“Nga z. Pfeuffer mora zotime që SHBA do të vazhdojë edhe më tej të mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj, por natyrisht që administrata amerikane pret që institucionet e Kosovës të punojnë edhe me shumë në avancimin e kapaciteteve institucionale, në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe luftimin e korrupsionit me qëllim të hapjes rrugë rritjes së zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”,ka shkruar Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat