Grenelli te Gjuriqi, reagon këshilltari i Glauk Konjufcës: Mosmirënjohës!

Aktuale

Grenelli te Gjuriqi, reagon këshilltari i Glauk Konjufcës: Mosmirënjohës!

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Richard Grenell

Ambasada e Serbisë ka shtruar një darkë në Uashington, në të cilën ishte i pranishëm edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ambasador i Serbisë në SHBA është Marko Gjuriq.

Për pjesëmarrjen e Grenellit në këtë darkë ka reaguar këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Driton Tali.

Postimi i plotë:

Çudi asnjë prej haverave shqiptarë të Grenellit s'paskan qenë aty!

Goxha do punë ja kanë kry Grenellit. Mosmirënjohës!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat