Pacolli: Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole

Aktuale

Pacolli: Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:40
Bob Dole

Sot ka ndërruar jetë senatori amerikan Bob Dole.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ai ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda.

Tutja ka thënë se, ishte ai i cili luftoi me të gjitha forcat kundër shtypjes, okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë.

Postimi në Facebook:

Miku i madh i shqiptarëve, senatori Bob Dole paska ndërruar jetë. Senatori Dole, ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda. Ai luftoi me të gjitha forcat kundër shtypjes, okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë. Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole. Senatori Dolë është hero i SHBA-së dhe i Kosovës. Pusho në paqe Senator Dole!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat