Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Nga: A.ZH Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Pamje nga QKUK

4 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 8 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

06 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.

Në total numri i rasteve aktive është 318.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat