Njeriu i afërt i Ramush Haradinajt ‘sulmon’ burrin e Vjosa Osmanit

Aktuale

Njeriu i afërt i Ramush Haradinajt ‘sulmon’ burrin e Vjosa Osmanit

Nga: P.R Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 21:56
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, përmes një postimi në facebook ka sulmuar Prindon Sadriun, burrin e presidentes Vjosa Osmani, të cilin e ka quajtur matrapaz.

“Kur bëhet fjalë se sa i kushton shtetit një zyrtar, ose thënë më mirë një zyrtar matrapaz, del figura qesharake e Prindon Sadriut, burrit të presidentes Vjosa Osmani. Sa kam qenë këshilltar i Kryeministrit Haradinaj dhe Drejtor i Zyrës për Kategoritë e Luftës, për dy vjet, jashta pagës i kam harxhuar vetëm 80 euro, dhe atë për qëndrim në Tiranë, në përgatitje të akademisë përkujtimore për heronjt Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj që mbahej atje”, ka shkruar Syla.

Sipas tij, Prindon Sadiru i ka 50 mijë euro të kursyera në bakë.

“E burri i Presidentës që thuhet se i ka mbi 50 mijë euro të kursyera, edhe 300 euro po mundi ia merr shtetit. Këta janë njerëzit që flisnin për gjakderdhje financiare”, shkruan Syla.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, temë e mediave u bë burri i presidentes, pasi këtij të fundit iu kishte mbuluar pjesshëm një shumë e shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19 me vlerë prej 396 euro e 80 cent.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat