Pas përplasjes me Borrell-in, Kurti ia bën të qartë këtë çështje presidentes së KE-së

Aktuale

Pas përplasjes me Borrell-in, Kurti ia bën të qartë këtë çështje presidentes së KE-së

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 07:13
Albin Kurti, Ursula von der Leyen

(E plotësuar 18:44) -  ​Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, kryeministri ia shprehu Von der Leyen mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian. Ai e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë.

Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti në Bruksel kërkon sërish liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti, sërish ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit (MSA), kreu qeveritar tha se janë të përkushtuar për zbatimin e prioriteteve që dalin nga MSA-ja, por kërkoi që kushtet e BE-së të jenë të barabarta dhe të drejta për gjithë rajonin.

Në një konferencë të përbashkët për medie, me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, shefi i ekzekutivit vuri në pah progresin në rritjen ekonomike dhe menaxhimin me pandeminë Covid-19.

Kurti: Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta

“Ky takim është një arritje e rëndësishme në zbatimin e MSA-së, sidomos në kuptimin e fillimit të fazës së dytë të prioriteteve politike nën agjendën evropiane të reformave. Kemi miratuar tashmë planin e ERA 2 me prioritetet që dalin nga MSA-ja. Jemi të përkushtuar ta zbatojmë me prioritet të lartë... Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura me progresin e vërtetë dhe motivojnë që rruga e Kosovës të jetë më e shkurtër drejt qytetërimit evropian dhe të jetë progres i qëndrueshëm. Për të përforcuar besimin tek BE-ja, ne besojmë se është me rëndësi që të kemi përfundimisht liberalizim të vizave për Kosovën. Tashmë kanë kaluar tri vjet që prej Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizmin e vizave për herë të dytë për Kosovën, por qytetarët tanë ende duhet të vuajnë regjimin e vizave”, tha ai.

Ndërkaq, kryediplomati evropian, Borrell tha se MSA-ja mbetet themeli i bashkëpunimit me Kosovën. Ai tha se e mirëpret fokusin e kryeministrit Kurti për ekonomi dhe për sundim të ligjit.

Borrell: E mirëpres kryeministrin Kurti për fokusin e tij tek sundimi i ligjit dhe ekonomia

“Ka qenë mundësi e mirë për tu fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po matim avancimet dhe përparimin e bërë, pasi MSA-ja mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi. Është udhëzuesi i juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta. Sigurisht nuk jemi këtu për të kryer punën e juaja, mu për këtë e mirëpres kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të vënë në fokus tek sundimi i ligjit, ekonomia, të fokusohet tek populli i Kosovës. Ne mbesim të vendosur dhe të përkushtuar që të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të shohim më shumë progres në këtë drejtim, por edhe sa i përket reformave në administratën publike”, deklaroi Borrell.

​Dialogu në udhëkryq, Kurti dhe Borrell përplasen për Asociacionin

Takimi i radhës të dialogut Kosovë-Serbi është vendosur në udhëkryq. Megjithëse, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi një takim javën e ardhshme, ndërmjetësuesi i takimit, njëherësh përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell u shpreh skeptik për realizimin e tij. Ai tha se parakusht për takimin Kurti-Vuçiq është gatishmëria e palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete. Pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë kosovare u shpreh i gatshëm për takim me Vuçiqin gjatë këtij viti.

Në një konferencë të përbashkët për medie, pas takimit të Këshillit për MSA-në, ndërmjet delegacionit kosovar dhe BE-së, Kurti dhe Borrell u përplasën për marrëveshjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Borrell prerazi kërkoi zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Kurti tha se e njëjta s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryediplomati evropian po e sheh të padobishëm takimin e dialogut pa pasur një pajtueshmëri, por tha se viti ende s’ka përfunduar dhe do të tentojnë ta realizojnë takimin, por mbi bazën e premisave konkrete.

Borrell: Parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete

“Nuk e kemi shpallur ende (takimin), e kemi bërë të qartë se pas dy takimeve të këtij viti se parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete. Pasi është e padobishme të thirret një takim tjetër kur këto kushte nuk plotësohen, pra të takohemi për asgjë. Për sa kam kuptuar unë nga përfaqësuesi i posaçëm, Lajçak, gatishmëri nuk ka në këtë moment, por viti ende nuk ka përfunduar, do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të realizuar një takim të tillë. Por, nuk mund t’i detyrojmë palët, thjesht mund t’i kërkojmë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, tha ai.

I hapur për takim u shpreh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai vuri në pah edhe arritjen e marrëveshjes për targa me Serbinë dhe kompromisin e bërë nga pala kosovare, i cili sipas tij po neglizhohet nga BE-ja.

Kurti: Nëse Borrell më fton do të vijë për takimin e dialogut

“Prej se jam në politikë kam ardh në Bruksel dhjetëra herë. Nganjëherë me dhe pa ftesë. Për ne Brukseli është i rëndësishëm, është kryeqyteti i progresit, por njëkohësisht edhe për zgjidhjen e problemeve. Për qeverinë tonë, që është më demokratikja dhe më proevropiania në rajon që prej çlirimit, BE-ja është projekti më i rëndësishme për paqen dhe prosperitetin që prej Luftës së Dytë Botërore. Nëse ndërmjetësuesi dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Borrell e sheh të arsyeshme dhe mundur të më ftojë për takim, sigurisht që do të vijë. Tani dua të nënvizoj një sukses që është neglizhuar nga BE-ja, e që është arritur nga BE-ja dhe është neglizhuar nga të tjerët. Kjo është marrëveshja e 30 shtatorit për targat e veturave. Tensionet ishin të larta dhe tani jemi në zbatim të 100 përqind të marrëveshjes. Ishte kompromis nga ana jonë, do të donim të mos kishim fare as ato letra ngjitëse”, theksoi Kurti.

Më i prerë, Borrell u shpreh lidhur me themelimin e Asociacionit, i cili tha se duhet të zbatohet pasi është nënshkruar në mirëbesim nga dy palët.

Borrel: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

“Për Asociacionin po e them atë çka e kam thënë gjatë takimit disa herë. Gjatë takimit, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit. Kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira dhe sigurisht që presim që gjitha marrëveshjet të zbatohen nga palët”, tha ai.

Diplomatit evropian, Kurti iu kundërpërgjigj, duke thënë se Serbia s’ka zbatuar dy të tretat e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

Ai tha se qeveria e tij është demokratike, porse zgjidhjet që vijnë nga lartë për të kënaqur politikanë nuk janë demokratike.

Kurti: Marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm një prej saj, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. E mbaj mend më 23 dhjetor 2015 kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë publik, asnjë serb i Kosovës nuk kishte protestuar, vetëm Beogradi. Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit të fundit dhe jo politikanët. Kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut që njerëzit të përfitojnë nga ai...të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lartë për të kënaqur një politikan apo tjetër nuk është demokratike, e unë jam demokrat dhe besoj se kapitulli i ardhshëm i dialogut nuk duhet të jenë atje për të kënaqur një politikanë, apo shpëtuar lëkurën e një politikani, apo një tjetri, por duhet të jemi në shërbim të popullit. Kam frikë se ky Asociacion është më shumë në shërbim të Beogradit sesa ndonjë qytetari serb të Kosovës të cilës i shërbej si kryeministër”, deklaroi Kurti.

Borrell tha se edhe ai është demokratik gjithashtu dhe se nuk është për t’i shërbyer asnjë politikani. Ai shprehu qartazi dallimet edhe për interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.

Borrell: Nuk pajtohem me qëndrimin e Kurtit se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit

“Më lejoni të them se edhe unë jam demokrat gjithashtu, nuk jam këtu për t’i shërbyer cilitdo politikan nga cilado anë. Ajo çka ka ndodhur me tabelat e veturave ka dëshmuar se dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura... Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bënë të pamundur implementimin e kësaj marrëveshje, që është lidhur nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve. Më vjen keq kryeministër, por më duhet t’iu kërkojë vazhdimisht për implementimin e kësaj marrëveshje. E di që ka marrëveshje që s’janë implementuar nga të dy palët, por kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

Krahas kësaj, ai tha se për arritjen e marrëveshjes finale, dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të zgjatë sërish për vite me radhë.

Borrell nuk pret takim Kurti–Vuçiq këtë vit: S’ka gatishmëri nga asnjëra palë

Janë të vogla gjasat që një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ndodh këtë vit. Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media në Bruksel.

Kryediplomati evropian, i cili shprehi skepticizëm për në takim të ardhshëm Kurti-Vuçiq, u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, Borrell tha se nuk mund të ketë takim të ri të nivelit të lartë në dialog, derisa palët nuk kanë vullnet për rezultate konkrete.

“Nuk e kemi shpallur ende, e kemi bërë të qartë se pas dy takimeve të këtij viti se parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete, pasi është e padobishme të thirret një takim tjetër kur këto kushte nuk plotësohen, pra të takohemi për asgjë. Për sa kam kuptuar unë nga Lajçak, gatishmëri nuk ka në këtë moment, por nuk mund t’i detyrojmë palët... Ajo çka u tha gjatë këtij takimi është se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira. Sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga dy palët”, tha ai.

Por kryeministri Kurti tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm njërës prej tyre, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit dhe jo politikanët. Kemi nevojë për një karakter diplomatik të dialogut që njerëzit të përfitojnë nga ai”, deklaroi ai. 

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell kanë shprehur qëndrime të kundërta, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, kryediplomati evropian u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit, ndërsa kreu qeveritar tha se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Përkitazi me këtë qëndrim, Borrell tha se nuk mund të ketë takim të ri të nivelit të lartë në dialog, derisa palët nuk kanë vullnet për rezultate konkrete.

“Nuk e kemi shpallur ende, e kemi bërë të qartë se pas dy takimeve të këtij viti se parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete, pasi është e padobishme të thirret një takim tjetër kur këto kushte nuk plotësohen, pra të takohemi për asgjë. Për sa kam kuptuar unë nga Lajcak, gatishmëri nuk ka në këtë moment, por nuk mund t’i detyrojmë palët... Ajo çka u tha gjatë këtij takimi është se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira. Sigurisht që presim që tw gjitha marrëveshjet të zbatohen nga dy palët”, tha ai.

Por Kurti tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia.

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm njërws prej tyre, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit dhe jo politikanët. Kemi nevojë për një karakter diplomatik të dialogut që njerëzit të përfitojnë nga ai”, deklaroi ai.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Borrell ia përsëriti kryeministrit Kurti nevojën për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin.

“Nuk pajtohem me juve që Gjykata Kushtetuese e bënë të pamundur implementimin e Asociacionit. Më vjen keq kryeministër, por më duhet t’iu kërkoj vazhdimisht implementimin e kësaj marrëveshje”, shtoi ai.

Kurti në konferencë me Borrell, tregon se çka është me rëndësi për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet e angazhuar për dialogun me Serbinë. Ai tha se i njëjti duhet të zhvillohet në mirëbesim dhe frymë të bashkëpunimit për të arritur marrëveshjen finale me njohje të ndërsjelltë.

Në konferencën për medie, pas takimit me përfaqësuesit e lartë të BE-së për MSA-në, Kurti kërkoi sërish liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Mbesim të angazhuar për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në mirëbesim dhe frymë të përkushtimit për të arritur marrëveshjen ligjërisht obligative, të përqendruar tek njohja e ndërsjelltë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve tona”

Kreu qeveritar para diplomatëve evropian, u mburr edhe për rritjen ekonomike që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2021 dhe menaxhimin me pandeminë COVID 19.

Progres më të madh në dialogun Kosovë-Serbi kërkoi edhe Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kurti në konferencë me Borrell, tregon se çka është me rëndësi për Kosovën

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës për Stabilizim-Asociimin tha se BE-ja nuk mund t’i kryejë punët e Kosovës, ndërsa kërkoi angazhim në dialogun me Serbinë, duke përmendur detyrimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash.

Borrell tha se po i masin përparimet e Kosovës, ndërsa tha se MSA-ja mbetet themeli dhe udhëzuesi i Kosovës drejt shtegut evropian.

“Të kënaqur që mbajtëm këtë takim për Stabilizim-Asociim. E shoh z.kryeministër mjaft shpesh. Jo aq shpesh sa do të doja, por flasim edhe në telefon. Gjithsesi, në këtë takim bashkë me komisionerin Varhelyi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po masim përparimet që janë bërë sepse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, është udhëzuesi juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”, tha Borrell.

Ai theksoi se kërkojnë që Qeveria e Kosovës të fokusohet te sundimi i ligjit, te populli, ndërsa tha se duan më shumë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sigurisht, ne nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaj dhe mu për këtë e mirëpresim Z. Kurti dhe qeverinë e tij që ta vënë një fokus të theksuar te sundimi i ligjit, tek ekonomia, që të fokusohet te populli i Kosovës. Ne mbesim të vendosur që të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duam të shohim më shumë progres në këtë drejtim”, u shpreh kryediplomati evropian.

Borrell tha se e kanë inkurajuar Kosovën që të fokusohet në dialogun me Serbinë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë drejtim.

“E kemi inkurajuar Kosovën që të vazhdojë në këtë rrugë dhe ta mbajë fokusin në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.

“Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim sepse status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjërën palë”, deklaroi ai.

Kryeministri Kurti flet nga Brukseli: Për ta përforcuar besimin tek BE-ja është me rëndësi t’i hiqen vizat Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media nga Brukseli sëbashku me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Komisioneri për Zgjerim Varhelyi ka folur për takimin e katërt të Këshillit të MSA-së dhe liberalizimin e vizave.

Kurti tha se është shumë e rëndësishme që BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës.

“Ne besojmë se i gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Kosova në veçanti duhet të ecin sa më shpejt që është e mundur në rrugën drejt BE-së, BE-ja është e ardhmja jonë dhe evropa është kontinenti ynë. Ne besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura më progresin e vërtetë dhe të na motivojnë se rruga e Kosovës drejt BE-së dhe që të jetë progres më i qëndrueshëm. Për të përforcuar besimin tek BE-ja ne besojmë që është shumë më rëndësi që të ketë liberalizim të vizave për Kosovë, tani kanë kaluar 3 vjet e katër muaj që Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave por qytetarët e Kosovës ende duhet të vuajnë këtë regjim vizash”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova e mirëpret takimin e katërt të Këshillit për MSA-në mes BE-së dhe Kosovës.

“Republika e Kosovës mirëpret takimin e katërt të Këshillit të MSA-së mes BE-së dhe Kosovës. Ky takim është një arritje tejet e rëndësishme në zbatimin e MSA-së sidomos në kuptimin e fillimit të fazës së dytë implementimi të prioriteteve politike në agjendën evropiane të reformave. Para dy muajve kemi miratuar planin për ERA 2 me prioritetet që dalin nga MSA-ja për të cilin jemi përkushtuar që ta zbatojmë me prioritet të lartë”, u shpreh ai.

***

Konferenca e përbashkët e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit.

Kurti takohet më Borrellin dhe Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrel dhe Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim siç njoftojnë nga zyra e kryeministrit u diskutuar mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

Ndërkohë që Kurti ka rikonirmuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane.

Ky takim vie në kuadër të vizitës në Bruksel, për mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit,

U bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është biseduar mbi marrëdhënien ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks te angazhimi i vazhdueshëm dhe progresi që Kosova ka bërë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Image
Albin Kurti dhe Oliver Varhelyi

Në takimin që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, raportohet se ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Bruksel.

Ai është pritur nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kurti do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Pas Borrell, ai do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian në kuadër të kësaj vizite.

Pamje nga takimi

***

Takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbahet sot në Bruksel, nën kryesimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, me përfaqësuesit e BE-së, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Delegacioni i plotë i Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Pamje kur kryeministri hynë në ndërtesën e Këshillit të Bashkimit Evropian

Këshilli për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës është dokumenti i parë dhe deri tani i vetmi kontraktual i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe BE-ja, i nënshkruar në tetor 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat