Arben Vitia ka afat dy javë që të betohet si asamblist, çfarë ndodh pastaj?

Aktuale

Arben Vitia ka afat dy javë që të betohet si asamblist, çfarë ndodh pastaj?

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:16
Arben Vitia

I kanë mbetur edhe dy javë afat, Arben Vitisë që të vendos nëse do të bëjë betimin si asamblist në Komunën e Prishtinës ose t’ia liroj vendin kandidatit në radhë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Arben Vitia sot nuk mori pjesë në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal në të cilën u betua kryetari i ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe asamblistët komunalë.

Sipas Ligjit për Qeverisjen Lokale, anëtarët e zgjedhur të Kuvendit Komunal duhet të betohet brenda një periudhe kohore prej një muaji prej certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Anëtarët e kuvendit të komunës, të cilët nuk e nënshkruajnë betimin ose mandatin në pajtim me paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pushojnë së qeni anëtarë”, thuhet në nenin 35, pika 5 e Ligjit për Qeverisjen Lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat