“Na kanë burgosur e as bukë s’po na japin”, gastronomët protestojnë më 15 dhjetor

Aktuale

“Na kanë burgosur e as bukë s’po na japin”, gastronomët protestojnë më 15 dhjetor

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:23
Foto e publikuar ne Facebook

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë për datën 15 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare kundër përhapjes së pandemisë me koronavirus.

Në një publikim në Facebook, gastronomet thonë se protesta do të mbahet në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Postimi i plotë:

Durimit tonë i ka ardhur fundi!

Jemi duke duruar që 19 muaj duke i mbajtur mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restoranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit.

Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosur e as bukë s’po na japin. Po i thërrasim e s’po na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë.  Që tre muaj jemi të shëruar e të vaksinuar, e kjo Qeveri po na mbajnë të izoluar.

Po na shkatërrojnë ekonominë, e po na e rrisin varfërinë!

BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhur fundi!

Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelerisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat