Maliqi: Vendimi i SHBA-së për sanksione ndaj Zvonko Veselinoviçit po përmend bashkëpunim korruptiv me politikanë të Kosovës

Aktuale

Maliqi: Vendimi i SHBA-së për sanksione ndaj Zvonko Veselinoviçit po përmend bashkëpunim korruptiv me politikanë të Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:51
Zvonko Veselinoviç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur disa grupe kriminale që kanë vepruar në veri të Kosovës në listën e zezë të tyre.

Në këtë listë të zezë janë edhe Zvonko Veselinoviç dhe Millan Radojçiq.

Analisti politik, Agon Maliqi thekson se në vendimin e SHBA-së për sanksione ndaj Zvonko Veselinoviçit, përmend raste të bashkëpunimit me zyrtarë dhe politikanë të Kosovës për lehtësimin e kontrabandës.

Maliqi shkruan në facebook, se bëhet fjalë për vitin 2017, 2019 dhe në periudhën e taksës 100%.

Postimi i plotë:

Vendimi i SHBA për sanksione ndaj Zvonko Veselinoviç mes tjerash po përmend raste specifike të bashkëpunimit korruptiv me zyrtarë dhe politikanë të Kosovës për lehtësimin e kontrabandës - më konkretisht "rastin e fundit të vitit 2017" dhe "rastin e fillimit të vitit 2019".

Rasti i dytë përkon me periudhën e taksës 100% e cila na u shit si mbrojtje e sovranitetit.

Ndoshta në sanksionet e radhës e kuptojmë se për cilët patriotë bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat