Ish-ministri jep detaje: Biznesmeni nga Prishtina e shpëtoi Radojçiqin nga arrestimi

Aktuale

Ish-ministri jep detaje: Biznesmeni nga Prishtina e shpëtoi Radojçiqin nga arrestimi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:51
Marko Gjuriq, i arrestuar nga Policia e Kosovës

Një ish-ministër në qeverinë e Kosovës ka shkruar në Pressing se në aksionin e Policisë në veri ku ishte arrestuar zyrtari serb, Marko Gjuriq, ishte paramenduar të arrestohej edhe Milan Radojçiq, por që ai u paralajmërua nga një biznesmen nga Prishtina.

Një ish-ministër i qeverive të kaluar, ka dërguar mesazh gjatë transmetimit të emisionit duke treguar ngjarjen e padëgjuar deri më tani.

“Radoiçiqi ka pas me u arrestu bashkë me Gjuriqin në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës, mirëpo ishte lajmëruar nga një biznesmen nga Prishtina që e kishte pasur informatën”, ka thënë ai.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018 kur Gjuriq hyri në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale për të marrë pjesë në një tubim me qytetar që zhvillohej në veri të Mitrovicës. Njësitë speciale të policisë së Kosovës ndërhynë për të shpërndarë tubimin, përdorën gaz lotsjellës dhe arrestuan ish-shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Nën përcjelljen e forcave të shumta të njësive speciale të policisë, Marko Gjuriq ishte sjellë në Prishtinë në stacionin kryesor të policisë.

Në anën tjetër, SHBA ka vendosur sanksione ndaj grupeve kriminale në veri ku ka përmendur edhe emra të eksponentëve të këtij grupi, e njëri prej tyre është edhe Milan Radojçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat