Këta janë emrat që organizuan vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Aktuale

Këta janë emrat që organizuan vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Nga: N. Sh. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Oliver Ivanoviç

Ende askush nuk është i dënuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Për këtë vrasje, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar disa herë, ndërsa sot, ka publikuar edhe emrat që sipas tij, janë organizatorët e vrasjes së tij.

Ai ka publikuar një fotogravi të Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviçit, ku shkruan se janë organizatorët e vrasjës së Ivanoviçit.

Miftari shkruan tutje se kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin e kanë vendosur Hashim Thaçi e Kadri Veseli me Grabovcin në atë pozitë që të flenë derisa krimi të ndërton strukturat e veta dhe të bëhet më i fortë se shteti.

Reagimi i plotë:

Lista Serbe (BIA-UDB-a)

Dora e zgjatur e Beogradit zyrtar, organizatorët e vrasjes të Oliver Ivanoviçit i cili ishte vrarë vetëm disa ditë pas takimit në një pushimore në Zllatibor në mes Andrea Vuçiqit vllëau i kryetarit serb, Aleksandër Vuçiqit me Veselinoviçin dhe Radojçiçin.

Flej Lumez flej, edhe dy tre muaj se kur iu kanë vendosë në atë detyrë të shenjt si kryeprokuror i shtetit, shefat tuaj Thaçi, Veseli e Grabovci në atë pozitë iu kanë vendosë që ju me flejt nonstop derisa krimi i organizuar ndërton struktura të veta e bahet ma i fort se sa vet shteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat