Hyseni: Kurti i ka bërë shërbim jo të mirë vendit me deklarimet për Asociacionin

Aktuale

Hyseni: Kurti i ka bërë shërbim jo të mirë vendit me deklarimet për Asociacionin

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:34
Albin Kurti, Skender Hyseni

Skender Hyseni, që dikur udhëhoqi ekipin e Kosovës në dialog me Serbinë, thotë se kryeministri aktual, Albin Kurti, është duke i bërë dëme vendit, me deklarimet e fundit karshi faktorëve ndërkombëtar.

Skender Hyseni, kërkoi nga Kurti që të jetë më i kujdesshëm karshi faktorëve ndërkombëtarë.

“Unë pashë ekzaltim të madh ndaj paraqitjes së Kurtit në konferecnë për media me Josep Borrel. Morëpo Kurti i ka bërë një shërbim jo të mirë vendit të vet me disa nga deklarimet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai duhet të ketë kujdes me deklarimet e tij sepse duhet të jetë shumë më diplomat karshi bashkësisë ndërkombëtare”, thotë ndër të tjera Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat