Infektologu tregon se a paraqet rrezik grumbullimi për festa të fundvitit

Aktuale

Infektologu tregon se a paraqet rrezik grumbullimi për festa të fundvitit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Ilir Tolaj

Qytetarët e Kosovës tashmë për të dytin vit me radhë janë duke i festuar festat e fundvitit në kushte pandemie, sikurse e gjithë bota.

Por sa përbëjnë mundësi për infektim festimet në hapësira të jashtme apo ambiente të hapura, flet infektologu Ilir Tolaj.

“Në qoftë se po flasim për manifestimet dhe festimet e ambientit të hapur, atëherë ndikimi është minimal për mos me thane jo përfillës, kontaktet e ambientit të jashtëm për një kohë relativisht të shkurtër, nuk janë i nivelit të tillë të rrezikut”, tha Tolaj.

Por Tolaj nuk e ndan të njëjtin mendim edhe për festimet në hapësira të mbyllura e në ambiente me grumbullime të shumë personave.

“Kur është fjala për festimet që mund të bëhen në ambientin e mbyllur, atëherë aty ndryshon gjithë kuptimi i rrezikut, çfarëdo lloj grumbullimi i shumë personave në ambient të mbyllur për një kohë të gjatë e shton shumë fish mundësinë që një burim i infeksionit, një individ i vetëm të infektojë shumë persona brenda asaj kohe”, tha Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat