Vuçiq: Nuk është në agjendë tonë vazhdimi i dialogut me Prishtinën

Aktuale

Vuçiq: Nuk është në agjendë tonë vazhdimi i dialogut me Prishtinën

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:01
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se shqiptarët refuzojnë çdo lloj dialogu, bisede dhe marrëveshjeje, madje edhe për personat e pagjetur.

Ai në seancën e Qeverisë së Serbisë, e cila ishte e hapur për publikun, tha se në Kosovë ka gjithnjë e më shumë probleme.

“Nuk është në agjendë tonë vazhdimi i dialogut me Prishtinën”, tha ai.

I pari i shtetit serb gjithashtu ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk do të lejojë mbajtjen e një referendumi më 16 janar.

“Na kanë thënë joformalisht se nuk do të na lejojnë të mbajmë referendum në territorin e Kosovës”, tha Vuçiq duke shtuar se “Jam i shqetësuar se cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës”.

“Shpejtësia e përparimit të Serbisë, në rajon po shikohet me shqetësim të pjesshëm ose dëshirë për të mos ecur me atë shpejtësi. Sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e ushtrisë sonë, Zagrebi dhe Prishtina janë më të pakënaqurit”, tha Vuçiq.

Duke folur për situatën në rajon, ai tha se duhet të flasim me të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat