“Është aq i poshtër”, Pacolli reagon ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Beograd

Aktuale

“Është aq i poshtër”, Pacolli reagon ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Beograd

Nga: M.L. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 21:39
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli komentuar diskursin negativ të ambasadorit të Rusisë në Serbi ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Ambasadori rus ka demonstruar është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

“Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urt dhe të sillet sipas kodit diplomatik. Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjenës dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ahtisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës”, shkroi Pacolli.

Ai theksoi se fjalori i tij para studentëve në Beograd është aq i poshtër sa çdo shef normal në Moskë do ta pushonte nga funksioni.

Turp për ju Ambasador Kharchenko!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat