“Ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë”/Lutfi Hazirit i caktohet një mision i rëndësishëm

Aktuale

“Ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë”/Lutfi Hazirit i caktohet një mision i rëndësishëm

Nga: M.L. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 23:02
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka njoftuar se do të jetë përgjegjës i kësaj partie për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një postim në facebook, ai ka thënë se po krijohet në momentum i ri për Ballkanin që në kërthizë të krejt do të jetë Kosova dhe Serbia.

Postimi i plotë:

Dialogu është ndër prioritetet e para të LDK-së. Duke qenë kështu, po e bëj publike që me kërkesën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, unë do të jem përgjegjësi për dialogun dhe bashkëpunimin regjional.

Është paralajmëruar nga autoritetet ndërkombëtare që Ballkani Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetojë në këto tensione dhe me këtë kërcënim si ‘bombë’ e kurdisur në Europë.

Kështu që, po krijohet në momentum i ri për Ballkanin që në kërthizë të krejt problemit ka me qenë Kosova dhe Serbia dhe ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, për t’i hapur rrugë të ardhmes së Kosovës, që është Bashkimi Europian, anëtarësimi në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat