“Termokos” funksionalizon kaldajat me mazut, pas kërkesës së Përparim Ramës

Aktuale

“Termokos” funksionalizon kaldajat me mazut, pas kërkesës së Përparim Ramës

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:08
“Termokos”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga drejtori i “Termokosit” Arsim Fetahu që sot menjëherë të funksionalizohen kaldajat me mazut.

Kjo kërkesë do të realizohet nga ngrohtorja e kryeqytetit derisa Fetahu tha se do të funksionalizojnë kaldajat, por kjo do ta ndotë ajrin e Prishtinës.

Ky vendim erdhi pas takimit urgjent mes Ramës dhe Fetahut pas ndërprehrjes së ngrohjes nga “Termokosi” për shkak të mosfurnizimit me avull nga KEK-u.

I pari i kryeqytetit tha se më e rëndësishme sot për sot është që të ngrohen qytetarët për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet.

Ngrohja në Prishtinë do të vërehet në orët e vona të mbrëmjes sepse, sipas Fetahut, funksionalizimi i kaldajave do të marrë disa orë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat