“Bombë’ e kurdisur/ Nga Amerika vjen thirrja për Albin Kurtin: Luta i lidhur me SHIK-un, mos e prano në grupin e dialogut!

Aktuale

“Bombë’ e kurdisur/ Nga Amerika vjen thirrja për Albin Kurtin: Luta i lidhur me SHIK-un, mos e prano në grupin e dialogut!

Nga: N. Sh. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:57
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka njoftuar se do të jetë përgjegjës i kësaj partie për dialogun Kosovë-Serbi.

“Dialogu është ndër prioritetet e para të LDK-së. Duke qenë kështu, po e bëj publike që me kërkesën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, unë do të jem përgjegjësi për dialogun dhe bashkëpunimin regjional.

Është paralajmëruar nga autoritetet ndërkombëtare që Ballkani Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetojë në këto tensione dhe me këtë kërcënim si ‘bombë’ e kurdisur në Europë.

Kështu që, po krijohet në momentum i ri për Ballkanin që në kërthizë të krejt problemit ka me qenë Kosova dhe Serbia dhe ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, për t’i hapur rrugë të ardhmes së Kosovës, që është Bashkimi Europian, anëtarësimi në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të!”, ka shkruar Haziri në facebook, ku njoftoi për pozitën e tij.

Por, me këtë nuk po pajtohet analisti nga Amerika, prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai kërkon nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që mos të ndodh një gjë e tillë.

Reagimi i plotë:

ALBIN JO LUTËN NË DIALOG ME SERBINË..?!

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri po e zëvendësojka grenelistin e LDK, Skender Hysenin në dialog me Serbinë.

Jo Albin kjo nuk guxon të të ndodhë.

Luta pas humbjes së njëpasnjëshme të LDK-së, e së fundi i humbi edhe Gjilanin, ai do të duhej t’i bënë shoqëri Isa Mustafës, sepse është pjesë e Klanit të tij i cili e shkatërroi LDK-në me 14 shkurt 2021. Relisht ky duhet të ikë nga LDK e jo të marrë edhe angazhime të reja.

Ky nuk duhet të jetë në dialog edhe për shkakun se e përkrah Klanin Pronto të Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës, Asociacionin me kompetenca ekzekutive të Isa Mustafës, të cilin ia lanë kopil te dera qeverisë Kurti II dhe është me lidhje speciale edhe më SHIK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat