“Uzurpatorë e jarana të Veselinoviçit e Radojçiqit”/ Naim Miftari ‘godet’ ashpër Ramush Haradinajn e Bekim Haxhiun

Aktuale

“Uzurpatorë e jarana të Veselinoviçit e Radojçiqit”/ Naim Miftari ‘godet’ ashpër Ramush Haradinajn e Bekim Haxhiun

Nga: N. Sh. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 22:00
Naim Miftari, Ramush Hradinaj e Bekim Haxhiu

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka ‘goditur’ Ramush Haradinajn e Bekim Haxhiun.

Miftari thotë se, Ramushi e ‘Kamishi’ janë jarana të kriminelëve serbë të veriut, Zvonko Veselinoviç e Milan Radojçiq.

Miftari në këtë reagim i quan edhe uzurpatorë e profiterë të luftës.

“Paramendo kush u mbet me ia kajt sot hallin qytetarëve, puntorëve, arsimtarëëve, mjekëve, studentave, nxënësave, fshatarëve.... të Kosovës që deri dje 1999-2021 që 22 vite rresht vet i kanë vjedhë, e i kan rjepur, hienat milionerat e tipit të Kamishit e të Ramushit, jaranat e haverat e bizneseve të Veselinoviçit e Radojçiqit, uzrupatorë e profitera të luftes, e të pas luftës!”, shkruan Miftari në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat