Zbardhen emrat e kërcënusve të Vehbi Kajtazit që u arrestuan sot nga Policia

Aktuale

Zbardhen emrat e kërcënusve të Vehbi Kajtazit që u arrestuan sot nga Policia

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 20:10
Vehbi Kajtazi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Të arrestuarit për kanosjen e gazetarit janë Kadri Raqi dhe Brahim Hajvazi

Ata, dyshohet se e kanë kërcënuar Kajtazin përmes përdorimit të rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës nuk i ka konfirmuar informatat. Dy zëdhënës të policisë, të cilët ka tentuar t’i kontaktojë mediumi, kanë qenë të paçasshëm në telefonë të premten në mbrëmje.

Ndërkaq, Prokuroria njoftoi sot se është vënë në lëvizje pas kërcënimeve me jetë ndaj gazetarit Kajtazi.

Prokuroria tha sot ta ketë autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për trajtimin e kërcënimeve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Pokuroria të premten.

Gazetari Vehbi Kajtazi, denoncoi të enjten mbi 100 kërcënime të adresuara kundër tij. Ato ndërlidhen me deklaratat e gazetarit për Grupin Kumanova.

Ndaj kërcënimeve kanë reaguar në mbrojtje të tij edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat