Tha se ka siguruar njohjen e një shteti, Alma Lama godet Behgjet Pacollin: Po shantazhon kryeministrin Kurti

Aktuale

Tha se ka siguruar njohjen e një shteti, Alma Lama godet Behgjet Pacollin: Po shantazhon kryeministrin Kurti

Nga: A.ZH Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 08:31
Alma Lama, Behgjet Pacolli

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, i ka reaguar ish-ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit, për deklaratën se “ka siguruar njohjen e një shteti”.

Teksa ka hedhur dyshime për këtë gjë, Lama ka thënë se Pacolli nuk duhet të bëjë fushatë mediatike që të marrë meritat, por të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njohja të kryhet.

Sipas saj, Pacolli po shantazhon kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit, pasi njohja i vjen Kosovës e jo individit, përcjell Bota sot.

Ajo ka kujtuar se si Kosova humbi rreth 10 njohje gjatë mandatit të Pacollit.

Reagimi i plotë i Lamës:

Nëse Behgjet Pacolli ka siguruar njohjen e një shteti, gjë që dyshoj, nuk duhet të bëjë fushatë mediatike, por të njoftojë MPJ-në dhe njohja të kryhet.

Pastaj ka kohe të marrë edhe meritat, të cilat në asnjë rast nuk janë personale, por janë interesa shtetërore.

Ky stil i tij i vazhdueshëm për sa i përket njohjeve është shantazh ndaj krerëve legjitimë të institucioneve siç është edhe KM Kurti. Çdo njohje i vjen shtetit të Kosovës, dhe jo individit Pacolli.

Përndryshe gjatë kohës që ai ishte ministër i Jashtëm, Kosova humbi rreth dhjetë njohje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat