Osmani: Sa më shumë gra në institucione të sigurisë, aq më i sigurt vendi

Aktuale

Osmani: Sa më shumë gra në institucione të sigurisë, aq më i sigurt vendi

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 10:58
Tryeza “Agjenda për barazi gjinore dhe planin e veprimit 2021-2023”

Policia e Kosovës ka lansuar “Agjendën për barazi gjinore dhe planin e veprimit 2021-2023”. Vendimi i tillë u mirëprit nga krerët e shtetit dhe u konsiderua i nevojshëm për vendin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sa më shumë gra përfshihen në institucione të sigurisë, aq më shumë e sigurt do të jetë Kosova.

Ajo shtoi se barazia gjinore është prioritet kombëtar dhe se do të përkushtohet vazhdimisht për fuqizimin e grave.

“Sa më shumë barazi në institucionet e sigurisë aq më shumë do të mbrohen viktimat dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë. Nuk ka sektor të burrave, por ka sektor të sigurisë me burra dhe gra. Prandaj, duhet të rrisim përkushtimin që të largohen të gjitha paragjykimet dhe stereotipat për gratë në sektorin e sigurisë”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendimin e sotëm e cilësoi si qasje proaktive të Policisë së Kosovës për arritjen e barazisë gjinore.

“Ky dokument duhet t’i inkurajojë gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e Policisë dhe të bëjnë karrierë në sektorin e sigurisë. Pasi vendi ka nevojë për kontributin e tyre”, shtoi Kurti.

Lansimi i këtij plani për barazi gjinore u konsiderua i nevojshëm nga ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat