​PDK nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”, kritikon mazhorancën për agjendën parlamentare

Aktuale

​PDK nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”, kritikon mazhorancën për agjendën parlamentare

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se mazhoranca nuk ka arritur arritur të implementojë as 20 përqind nga ajo që është prezantuar në fillim të vitit. Derisa ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në samitin “Ballkani i Hapur”.

Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se kanë pritur që të implementohej rreth 60 përqind e agjendës legjislative.

Tahiri: Implementimi i agjendës parlamentare lë shumë për të dëshiruar

“Kur e sheh agjendën parlamentare dhe implementimin e saj, lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare nuk është arritur të implementohet as 20 përqind e asaj që është prezantuar në fillim të vitit. Nuk kemi pritur të realizohet 100 përqind, sepse mandati është marrë në mars, por kemi pritur që të paktën t’i tejkalojë shifrat rreth 60 përqind sepse janë shumë projektligje të rëndësishme, të cilat e presin jetën e qytetarëve të tjerë”, tha ai.

Sa i përket “Ballkanit të Hapur”, Tahiri përsëriti se Kosova duhet të jetë në linjë të plotë me Procesin e Berlinit, dhe jo me agjenda tjera që nuk lidhen me Bashkimin Evropian,

Tahiri: Duhet të vazhdojmë t’i kemi rezervat tona sa i përket “Ballkanit të Hapur”

“Duhet të vazhdojmë t’i kemi rezervat tona sa i përket kësaj iniciative, mendojmë që janë disa çështje që duhet të trajtohen mes dy shteteve, mes Republikës të Kosovës dhe Serbisë. Në radhë të parë, mendojmë që iniciativa siç është për Ballkanin Perëndimor, që vijnë nga Procesi i Berlinit janë shumë të rëndësishme”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat