Pacolli, Kurtit: Nuk janë hapur 10 mijë vende pune, shumë punëtorë kanë migruar në Kroaci

Aktuale

Pacolli, Kurtit: Nuk janë hapur 10 mijë vende pune, shumë punëtorë kanë migruar në Kroaci

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:37
Behgjet Pacolli

Deputeti dhe kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cila tha se gjatë nëntë muajve qeverisje të tij janë hapur 10 mijë vende pune.

Pacolli tha se këtë vit nuk janë hapur 10 mijë vende pune, dhe nuk ka rritje ekonomike mbi 10 për qind.

Sipas tij, qëndron fakti se shumë punëtorë të larguar nga puna për shkak të pandemisë, këtë vit pjesërisht janë ri-integruar  dhe shumë prej tyre, tha ai, se janë larguar nga Kosova duke u punësuar në Kroaci e vende të tjera.

“Për sa i përket rritjes ekonomike, nuk është reale kjo qe thuhet, se ka 10% rritje ekonomike, nuk ka rritje ekonomike 10%, nuk kemi pasur rritje të të hyrave për qytetarët e Kosovës krahasuar me vitin 2019,nuk ka pasur rritje te mesatares së konsumit. Shporta  e konsumatorit është e njëjtë si në vitin 2019”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai tha se në vitin 2021, nuk ka pasur asnjë investim infrastrukturorë të financuar nga kapitali vendor, apo i huaj, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në përmirësim e jetës dhe standardit të jetesës së qytetarëve.

“Gjithashtu nuk ka asnjë investim qe  ka përmirësuar  mjedisin e shkatërruar në të cilin jetojmë. Nuk patëm ngritje të subjekteve  të reja ekonomike që rriten listën e produkteve dhe shërbimeve vendore në krahasim me ato të vitit 2019”.

I pari i AKR-së tha së në vend nuk ka qëndrueshmëri ekonomike, s’ka kursime dhe se po ndodh e kundërta nga çpretendohet.

“Nuk ka qëndrueshmëri ekonomike, nuk ka kursime, po ndodh e kundërta që pretendohet, qytetarët vazhdojnë te ikun nga Kosova, nuk ka punë në Kosovë, pos investimeve te “oligarkëve”siç i quan politika”, (që mbajnë kontinuitetin në mënyrë solitare, më vështirësi, pa asnjë mbështetje nga institucionet, asnjë investim në Infrastrukturë nuk është bërë e kundërta, nuk ka ndërtim as mirëmbajtje te rrugëve e as te infrastrukturës publike, ka shumë ma tepër importe për shkak të tkurrjes se prodhimtarisë në Kosovë, ka shume ma tepër inkasim nga doganat për shkak te rritjes se importit, nuk ka përmirësim te standardit jetësore, ambienti dhe natyra shkatërrohen çdo dite pa mëshirshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat