Çun Lajçi: Shumë kush po e mallkon Kurtin për terrin e këtyne ditëve, por po harrojnë se...

Aktuale

Çun Lajçi: Shumë kush po e mallkon Kurtin për terrin e këtyne ditëve, por po harrojnë se...

Nga: M.L. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:41
Çun Lajçi dhe kreyministri Albin Kurti

Aktori Çun Lajçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka folur për gjendjen aktuale me energji elektrike në Kosovë.

Lajçi ka thënë se ata që po e mallkojnë kryeministrin Albin Kurti për terrin e këtyre ditëve po harrojnë se dikush është bërë milioner duke e shftrytëzuar terrin.

Postimi i plotë:

Telalli

Shumë kush po e mallkon Kurtin për terrin e këtyne ditëve, por po harrojnë, se shumë kush ia ka pa hajrin e ba asht milioner tue shfrytëzua terrin!

Duroni pak, se kombi gjithmonë asht shtua n’terr e n’fukarallëk e n’luftë asht ba bashkë!

S’po e them prej tereneve të skijimit n’Austri, si filani, as prej rrezeve të Dubait, si fisteku, por prej Kurrizit pa drita n’Dardani!

Po m’duket s’anova kah politika kësaj rradhe, e pse e përmenda Albinin s’u ba nami, se edhe ai po nxehet me bataniat e Dardanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat