Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar krymiesnitrin Albin Kurtin, për të cili ka thënë se po i injoron qytetarët e Kosovës.
Sipas saj, qytetarët duke e parë indiferencën e Kryeministrit Kurti për të ofruar zgjidhje, ata do të përballen edhe me reduktime të energjisë edhe me shtrenjtim të energjisë.
Postimi në Facebook:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhej të ishte në Kuvendin e Kosovës në debatin për krizën energjetike. Por, jo!
Ai po vazhdon t'i injorojë qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit e tyre dhe institucionin e Kuvendit.
Debati parlamentar për krizën energjetike zgjati plotë 8 orë, por as kaq kohë nuk i mjaftuan të vijë në Kuvend dhe t'iu tregojë qytetarëve se çka do të bëjë ai dhe qeveria e tij për ta përballuar situatën e rëndë dhe çka do të bëjë që të mos shtrenjtohet energjia elektrike për 40%?
Albin Kurti nuk vjen në seancë sepse ai i ka braktisur qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize. Ai u ka thënë atyre se: “Nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”. Pra, qytetarët kanë vetëm këtë zgjidhje në javët dhe në muajt në vazhdim: Të përballen me reduktime ose të përballen me rritje të çmimeve të energjisë, sepse Kryeministri dhe Qeveria e tyre nuk ka zgjidhje tjetër. Duke e parë indiferencën e Kryeministrit Kurti për të ofruar zgjidhje, qytetarët do të përballen me të dyja këto: Edhe me reduktime të energjisë edhe me shtrenjtim të energjisë.