Bekim Jashari e dërgon në gjykatë Fadil Nurën

Aktuale

Bekim Jashari e dërgon në gjykatë Fadil Nurën

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 01:01
Bekim Jashari

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes asamblistëve që përfaqësohet në kuvendin komunal ka dërguar në gjykatë kryetarin Fadil Nura.

Përmes një komunikate për media, “Lista e Pavarur Bekim Jashari” ka thënë se kallëzimi penal ndaj kryetarit aktual është për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke emëruar në kundërshtim me ligjin Haxhi Bejtan, shef të Zyrës së Prokutimit.

“Lista e Pavarur Bekim Jashari, përmes asamblistëve të saj, në mbrojtje të interesit të përgjithshëm dhe ligjeve në fuqi, ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke emëruar në kundështim me ligjin, z. Haxhi Bejta, shef të Zyrës së Prokutimit, ani pse i njëjti nga viti 2019 ka humbur statusin e shërbyesit civil të komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, këtë vendim në kundërshtim me ligjin, Nura e ka marrë vetëm një ditë pasi ka marrë mandatin e tij në udhëheqje të komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat