Pse u shkarkua nga pozita e drejtorit të burgut/ Figura misterioze e Lokut

Aktuale

Pse u shkarkua nga pozita e drejtorit të burgut/ Figura misterioze e Lokut

Nga: Idriz Morina Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 18:52
Heset Loku, nuk ishte thjesht drejtor i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Heset Loku, nuk është më drejtor i burgjeve të Kosovës. Ai u rrëzua nga kjo pozitë pasi e kishte fshehur një rast të ngacmimit seksual në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Heset Loku drejtori i burgut që u shkarku tash, dyshohet se është i përfshirë edhe në afera të tjera, veçanërisht është në pyetje afria e tij me Xhabir Zharkun.

Por, Heset Loku, nuk ishte thjesht ushtrues detyre i drejtorit të burgjeve të Kosovës apo i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Raportet me Zharkun

Loku për shumë vite, madje ndoshta që nga lufta ka pasur raporte shumë të mira me Xhabir Zharkun, një figurë e errët, me imazh të njeriu të rrezikshëm, që njihej kryesisht në Kaçanik, por që ka përcjellur mesazhe kërcënimi edhe gjatë luftës në Kosovë, Shqipëri, dhe madje deri tek një tentim atentat në Suedi.

Xhabir Zharku është i dyshuar, të paktën edhe sipas një dëshmie të dorëzuar në EULEX, kundër tij, për shumë komplote, përfshirë disa atentate.

Por, Loku u shkarkua për përpjekje të fshehjes së një ngacmimi seksual.

“Janë shkarkuar për shkak të një rasti të ngacmimit seksual që ka ndodhur në Lipjan dhe nuk kanë dhënë vërtetim në raport më atë çka ka ndodhur dhe komisioni hetimor ka gjetur shkelje dhe pastaj të njëjtin janë shkarkuar”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë vendim thuhet se më 20.12.2021, Ministria e Drejtësisë ka pranuar raportin e hetimit nga ana e Komisionit hetimor përkitazi me ngacmimin seksual nga ana e mësimdhënësit të informatikës I.B ndaj të miturës S.H gjatë procesit mësimor që është zhvilluar në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Bazuar në raportin e hetimit përkatës, rezulton se Heset Loku, në cilësi të Drejtorit të QKF-së në Lipjan, pas njoftimit për rastin e ngacmimit seksual në QKM në Lipjan ka emëruar një komision hetimor për hetim të këtij rasti dhe ky komision është shuar menjëherë pas emërimit nga ana e Lokut, me arsyetimin se pas ngacmimit seksual, Loku kishte biseduar me të miturën S.H. dhe nënën e saj, me ç’rast ishin marrë vesh që rasti të mbyllet dhe të mos procedohet tutje”.

Loku në T7 i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shkarkimin e tij, për shkak të mosndëshkimit të një incidenti, ngacmim seksual, duke u arsyetuar se procedura ka pushuar me insistim të prindit të së miturës.

Shkelje ligjore nga Loku

Si drejtori i burgut të Lipjanit, Heset Loku e kishte shkelur ligjin dhe procedurat për ta takuar ish-shoferin e Xhabir Zharkut në burgun e Gjilanit. Atje e ka takuar të paraburgosurin Adem Kolshi nga Kaçaniku, i dyshuar për veprën penale “asgjësim, heqja e instalimeve publike”.

Image
Heset Loku me Xhabir Zharkun, i cili tani ndodhet në burg

Loku ka qenë drejtor i Administratës në Komunën e Kaçanikut në kohën që Xhabir ZHarku ishte kryetar i komunës, dhe Kolshi ishte vartës i Lokut.

Ky rast ishte hetuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, i cili e kishte hartuar një raport me datën 24 gusht 2015. Sipas raportimeve në media, atë kohë, vizita ishte cilësuar e paligjshme, ndërsa raporti ishte kryer nën mbikëqyrje të EULEX-it.

“Inspektorati del në përfundim se vizita për të paraburgosurin Adem Kolshi e realizuar nga Drejtori i Qendrës Korrektuese-Lipjan Heset Loku me datën. 28/07/ 2015 rreth orës 14:00 duke ju mundësuar nga Drejtori i QP-Gjilan Shefik Sylejmani, është në kundërshtim me nenin 200 pika 1. të Kodit të Procedurës Penale, pasi në asnjë rrethanë nuk lejohet vizita e të paraburgosurit pa Ieje nga Gjyqtari i Procedurës paraprake apo nga Kryetari i trupit Gjykues”, thuhet në raport.

Raporti i rekomandonte Ministrisë dhe Shërbimit Korrektues që të iniciohet procedura disiplinore dhe të ndërmerren masa.

Por, kush mund ta shkarkonte një njeri, që mund të kishte afri me Hashim Thaçin, atëherë presidenti i Kosovës.

Rasti Dehari dhe Makolli

Por, më keq akoma, nga vrasja e pazbuluar e Astrit Deharit që ka ndodhur më 5 nëntor të vitit 2016, njëri nga aktivistët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, do të ndodhë edhe një vdekje e dyshimtë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Shoku i qelisë në burgun e Prizrenit Naser Makolli, mbase dëshmitari kyç në vdekjen e Deharit, do të gjendet i vdekur me 03.04.2017 në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në rrethana të paqarta. Sipas autopsisë thuhej se ka vdekur nga një sulm në zemër, pa e treguar shkakun.

Vëllai i Naser Makollit, Hysen Makolli, mediave u kishte deklaruar se ishte e dyshimtë vdekja e vëllait, “sepse (ai) ishte ankuar nga lukthi, dhe nuk kishte mundësi të vdiste nga ai problem shëndetësor”.

“Para 1 muaj 115 kilogramë i ka pasë, tash me këqyr as 50 kilogram nuk i ka”, kishte thënë Makolli.

Ai i kishte bërë thirrje autoriteteve që ta hetojnë rastin e vëllait. Por, asnjë hetim nuk ka rezultuar deri më sot.

Avokati Tomë Gashi e ka dorëzuar në vitin 2019 në Prokurorinë Speciale një kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit.

Loku del si personazh edhe në raportet me Selman Kuqin, i vrarë në rrethana të dyshimta në vitin 1999, rast në të cilin Xhabir Zharku, del i akuzuar, sipas një dosje, dhe i cili e kishte arrestuar më parë viktimën,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat