U shpall person non-grata, zbulohet emri dhe fotografia e zyrtarit rus të UNMIK-ut

Aktuale

U shpall person non-grata, zbulohet emri dhe fotografia e zyrtarit rus të UNMIK-ut

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Andrey Nikolaevich Antonov

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla sot ka shpallur persona non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut. Burime të medias mësojnë se emri i personit që është shpallur non-grata është Andrey Nikolaevich Antonov.

Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë.

Burimet brenda Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike mësojnë se bëhet fjalë për Andrey Nikolaevich Antonov.

“Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, u tha më herët në njoftimin e MPJD-së.

Vlen të theksohet se në dhjetor të këtij viti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte shpallur non grade edhe dy zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë, pasi me aktivitetet e tyre kanë cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Muaj më parë në veri të Mitrovicës qëndroi një delegacion nga – siҫ u quajt – “Shtëpia Ruse”, ku së bashku me dy ministra të qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq dhe deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq,  kishin qenë të pranishëm gjatë arritjes së një marrëveshjeje të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mitrovicës së Veriut dhe delegacionit rus.

Rusia ka një zyrë ndërlidhëse në Kosovë që nga viti 2005, të cilën e pati përuruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat