Mësuesi i parë i jep një këshillë ish-nxënësit të tij, Glauk Konjufcës

Aktuale

Mësuesi i parë i jep një këshillë ish-nxënësit të tij, Glauk Konjufcës

Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:24
Hamdi Salihu, Glauk Konjufca

Hamdi Salihu, mësuesi i parë i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka një këshillë për të.

Thotë se ai duhet të vazhdoj me këtë mençuri që e ka dhe këtë sjellje të shkëlqyeshme.

“Unë si mësuesi i tij i parë ja kisha dhënë një këshillë Glaukut, të vazhdoj me këtë sjellje dhe me këtë mençuri të tij që rrallë kush e ka edhe ai ka shumë respekt ndaj meje, por mësuesi nëse kish pasë mundësi do ta kisha bërë një meteor aq shumë sa e dua”, tha ai.

Mësuesi thotë se mirësjellja dhe respekti i tij vërehet edhe me raportet që Glauku ka me kolegët e legjislativit.

Derisa flet me shumë mallëngjim për të, thotë se Glaukun do ta ketë gjithmonë në zemër.

“Mirëpo ky më duket se ka respekt shumë të madh edhe ndaj deputetëve dhe kolegëve dhe do të ketë gjithmonë sepse ky nuk është person që flet me paragjykime e flet gjithmonë atë çfarë e ka në shpirt e zemër të bardh sjellët e tij të bëjnë me adhuruar gjithmonë kurrë mos me harruar njeriu që punon me të e mësuesi gjithmonë do ta ketë në zemër”, përfunoi ai.

Mësuesi Hamdi Salihu për herë të parë filloi të punoj si mësues në vitin 1953 në Muzeqinë, ai ka pasur si pasion shkrimin e poezive ku deri tani numëron mbi 600 poezi të shkruara në librat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat