Hekuran Murati zbulon shifrat marramendëse – 120 mijë euro në muaj shpenzojnë rrymë pajisjet e konfiskuara në veri

Aktuale

Hekuran Murati zbulon shifrat marramendëse – 120 mijë euro në muaj shpenzojnë rrymë pajisjet e konfiskuara në veri

Nga: N. Sh. Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:33
Hekuran Murati

Policia e Kosovës, sot së bashku me Doganën, në Leposaviq ka konfsikuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Pajisjet e njohura si Antminer, të cilat shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, shquhen për shpenzim të konsiderueshëm të energjisë elektrike.

Për këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se këto pajisje shpenzojnë mesatarisht sa 500 shtëpi, nëse lihen të punojnë pandërprerë.

Me çmimet aktuale të importit, thotë se i bie diku 60 mijë deri në 120 mijë euro në muaj.

Postimi plotë i Hekuran Muratit:

272 pajisje Antminer janë konfiskuar sot në mëngjes në një operacion të Doganës dhe Policisë, në pjesën veriore të vendit.

Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kËh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive.

Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj.

Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat