Kjo është gjendja e të lënduarve në aksidentin Prishtinë-Podujevë

Aktuale

Kjo është gjendja e të lënduarve në aksidentin Prishtinë-Podujevë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:13
Aksidenti

Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori, tha se njëri nga personat e lënduar në aksidentin fatal në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ky person sipas mjekut ka pësuar politraumë. Ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ndodhi sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku për pasojë vdiqën dy persona në vendin e ngjarjes dhe u lënduan 9 të tjerë.

Mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori, tregoi gjendjen e të lënduarve, ku thekson se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Janë pesë persona me lëndime në kokë, me lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa, një tjetër është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, pra ka politraumë”, tha Govori.

Tutje, doktor Govori tha se për gjendjen e pacientëve janë në ekzaminin e sipër dhe ende nuk ka ndonjë konluzion përfundimtar.

Sipas të dhënave fillestarë pacientët i përkasin grup-moshës së mesme.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar, teksa policia lut qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje.

“Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Kujtojmë se Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet kujdes i shtuar sidomos gjatë sezonit dimëror për shkak të kushteve të vështira nëpër rrugë si pasojë e motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat