Kaq persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë

Aktuale

Kaq persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

22 mijë e 871 doza përforcuese të vaksinës Anti-COVID dhe 2 mijë e 127 doza të treta janë administruar deri tani në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga kjo Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH po ashtu kanë treguar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 3 mijë e 189 doza të vaksinës Anti-Covid.

Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 701 mijë e 91.

885 mijë e 892 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri tani.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat