Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:10
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka thënë se shumë shpejt me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor.

Ai ka theksuar se vitin 2022 e kanë filluar me një theks të ri për funksionimin e dialogut.

“Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht”.

“Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim. Por më duhet të them se në këtë drejtim, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka lidhje thjesht me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe me kolegët tanë në rajon. Dhe në këtë drejtim do të thoja se Shqipëria ka qenë shumë e dobishme. Tirana flet me të dyja palët në mënyrë konstruktive dhe mbështet plotësisht përpjekjet tona për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që ne e vlerësojmë”, ka thënë Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat