“Ndërhyn” Vlora Çitaku – zbuten raportet mes Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut

Aktuale

“Ndërhyn” Vlora Çitaku – zbuten raportet mes Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut

Më: 13 janar 2022 Në ora: 16:14
Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë pritur në takim tre zyrtarë të PDK-së, Vlora Çitakun, Ramiz Lladrovcin dhe Abelard Tahirin.

Nura, në një status në Facebook, ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar shumë hapur “rreth bashkëpunimit mes dy komunave tona”.

“Mirëpritëm bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku në një takim shumë miqësor Vlora Çitaku si nënkryetare e parë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Abelard Tahiri, për të diskutuar shumë hapur rreth bashkëpunimit mes dy komunave tona, nëpërmjet projekteve që do të realizojmë gjatë mandateve tona, në shumë fusha në të mirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Nura.

Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku, ndonëse janë pjesë e të njëjtës shtëpi politike, raportet mes tyre i kanë pasur të ngurta.

Mospajtimet, dy figurat politike të rajonit të Drenicës, i kanë shpërfaqur shpesh herë edhe në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat