Pjesëtarët e FSK-së në trajnim malor me KFOR-in amerikan

Aktuale

Pjesëtarët e FSK-së në trajnim malor me KFOR-in amerikan

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:17
Pjesëtarët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, nga data 10 janar është duke u mbajtur trajnimi malor i ofruar nga KFOR-i amerikan.

Mehaj ka shkruar në Facebook se pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A e cila së shpejti fillon edhe procesin e validimit.

“Gjatë këtij trajnimi pjesëtarët tanë, kanë mundësinë që të mësojnë teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura dhe kalimin e pengesave ujore me anë të urave me litarë.

Të gjitha këto aktivitete kanë kalitur pjesëtarët tanë për të vepruar në zona malore me shkëmbinj, siç është një pjesë e madhe e territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat