​Konjufca: Nuk e pranojmë Asociacionin serb, kjo është punë e kryer

Aktuale

​Konjufca: Nuk e pranojmë Asociacionin serb, kjo është punë e kryer

Më: 13 janar 2022 Në ora: 22:21
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se reciprociteti do të ndodhë brenda mandatit qeverisës dhe për shkak të seriozitetit të tij, Qeveria nuk e ka bërë deri tash.

Sipas tij, kryeministri Rama nuk po është në një vijë me politikat e Kosovës dhe Shqipëria e Kosova kanë marrë rrugë të kundërta, pasi Qeveria ka konsensus edhe me opozitën në Kosovë për “Ballkanin e Hapur, por jo edhe Rama, duke amnistu Vuçiqin.

“Me një projekt Shqipëria është me Serbinë dhe jo me Kosovën. Vendi jonë pse nuk merr pjesë e ka shumë të qartë dhe këtë duhet ta ketë të qartë edhe Rama”, tha ai.

Konjufca ka përmendur aksionet e policisë së Kosovës në veri, duke thënë se do të shkoj prapë pa e pyet Vuçiqin.

Ai tha se Kosova nuk e pranon Asociacioni dhe kjo është punë e kryer.

“Kurti në Bruksel ka shkuar edhe me propozime, ia ka ofruar Vuçiqit letrën a e nënshkruan t’i që nuk do ta sulmoni Kosovën, ai ka thënë jo. Serbia paqe me Kosovën nuk ka dhe propozimi i Kurti ishte i mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat