“Duhet me ulë kokën e bishtin dhe me i lanë serbët me votu në Kosovë”/ Naim Miftari i reagon Berat Buzhalës, ia përmend Likovcin

Aktuale

“Duhet me ulë kokën e bishtin dhe me i lanë serbët me votu në Kosovë”/ Naim Miftari i reagon Berat Buzhalës, ia përmend Likovcin

Nga: N. Sh. Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:17
Berat Buzhala dhe Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala.

Ishte Buzhala që përmes një postimi në facebook, kërkoi që të lejohet që në Kosovë të votojnë serbët në referendumin e organizuar nga Serbia.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjithë torrnokopat që ia mprehin brinat asaj duhet me e ulë kokën, me e ulë bishtin, edhe duhet me i lanë serbët me votu në referendumin e organizuar nga Serbia”, shkroi Buzhala ndër tjera në postimin e tij.

Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet Naim Miftari i cili e quan milioner Buzhalën, dhe haver të Veselinoviçit e Radoiçiqit si dhe sekser të Thaçit e Lushtakut.

Miftari në reagimin e tij, ka folur edhe për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc, vend ky ku ishte arrestuar dhe dërguar babai i Buzhalës gjatë luftës në Kosovë.

“Veç edhe Grenelli po mungon me komentu diçka...!

Paska fol ky milioneri, haveri i Zvonko Veselinoviçit e Milan Radoiçiqit, e sekseri i Hashim Thaçit e Samin Lushtakut a?

S’ka faj komandant ‘Bunari’ se veç po e qon në vend amanetin e plakut që thoshte se Serbia është aq e fort sa që edhe 300 vjet do ta mban Kosovën të pushtuar, dhe që gjatë luftës i njëjti edhe pse atë territor ku jetonte e kontrollonte UÇK-ja shkonte i kërkonte ndihmë  SUP-it serb e milicisë serbe, prandaj ishte marr musafir e ishte vet' pak do ditë në Shtabin e Përgjithshëm në Likovc!”, shkruan Miftari në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat