“Duart e zhytura me gjak”/ Edhe familja Imeri përfshihet në debatin për referendumin serb në Kosovë

Aktuale

“Duart e zhytura me gjak”/ Edhe familja Imeri përfshihet në debatin për referendumin serb në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 14 janar 2022 Në ora: 17:12
Haki Imeri

Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, e kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për takimin që kanë pasur sot me QUINT-in për çështjen e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës.

Në komunikatë shkruhet se krerët e shtetit mbesin të qëndrimit se referendum nuk duhet të lejohet të mbahet fizikisht dhe se kjo do të përbënte shkelje të integritetit të Republikës së Kosovës.

E për këtë ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Kjo familje përmes një postimi në facebook, thotë se e mbështesin fuqishëm këtë deklaratë të institucioneve të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë në interes të qytetarit dhe mbi të gjitha në interes të Kosovës.

Kosovën tani e drejtojnë liderë të cilët nuk mund të indimidohen as shantazhohen, sepse nuk i kanë duart e zhytura  me gjak, zhvatje ose korrupsion.

- mbështesim fuqishëm deklaratën e institucioneve tona në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës”, shkruan familja Imeri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat