“Problematic guys”/ Haxhi Avdyli ironizon me deklaratën e Thaçit, pas votimit të rezolutës për referendum serb

Aktuale

“Problematic guys”/ Haxhi Avdyli ironizon me deklaratën e Thaçit, pas votimit të rezolutës për referendum serb

Nga: A.M. Më: 15 janar 2022 Në ora: 22:18
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas votimit të rezoltuës kundër referendumit serb.

Ai në një postim në Facebook tha se shteti serb e ka kuptuar se Kosova ka udhëheqës të cilët mbojnë atë, duke ironizuar me deklaratën e ish-presidentit Hashim Thaçi - "problematic guys".

“Sot Serbia e bota e ka kuptuar që në Kosovë udhëheqin do "problematic guys" që nuk dinë serbisht, por flasin shqip e anglisht e që duan e mbrojnë Kosovën më shumë se edhe postet e veta”, deklaroi Avdyli, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Kosova ngadalë por sigurtë po konsolidohet si shtet. Me dialog me kushte, pas ndalimit të qarkullimit të targave Serbe, tani nuk do lejohet referendumi i shtetit serb, i cili për Kosovën ka pretendime ekspansioniste. Rusia me Ukrainën, Serbia me Kosovën, do pësojnë debakël vetëm nëse ndaj këtyre shteteve tregojmë lidership vendosmëri, guxim për të mbrojtur pa u hamendur qenien dhe eksistencën e shtetit me cdo kusht e ndalur qëllimet e tyre ekspansioniste. Bota e lirë e demokratike është më e madhe e më e avancuar se mendësia e shekullit 19 e Serbisë e Rusisë. Gjithmonë në histori ka pas tradhtarë, të shitur frikacak e dezerterë por kur qytetari i lirë e ka vetëdijen e lartë shtetformuese e lidershipi i tyre përgjegjshëm punon për interesin vendit pa u lëkundur, ai vend do respektohet jo vetëm nga miqtë por edhe nga armiqtë. Sot Serbia e bota e ka kuptuar që në Kosovë udhëheqin do "problematic guys" që nuk dinë serbisht, por flasin shqip e anglisht e që duan e mbrojnë Kosovën më shumë se edhe postet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat