Nesër mbushen 40 vjet nga atentati i UDB-së ndaj Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës/ Ministrja Gërvalla jep një njoftim

Aktuale

Nesër mbushen 40 vjet nga atentati i UDB-së ndaj Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës/ Ministrja Gërvalla jep një njoftim

Nga: A.M. Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:13
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se me rastin e 40 vjetorit të atentatit të kryer nga UDB-ja ndaj Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, familja e saj do të jetë jetë nesër në orën 11 në Dubovik.

Krahas kësaj, Gërvalla u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre, që prej katër dekadash i kanë qëndruar pranë në këto ditë jo të lehta për ata, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nesër, më 17 janar, mbushen 40 vjet nga atentati i kryer nga UDB-ja jugosllave në vitin 1982.

Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyrë ditëve jo të lehta për ne.

Image
Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat